Shqipëria
Pas mesnate, Shqipëria u godit edhe tri herë nga tërmetet
Ankthi ka vazhduar në Shqipëri edhe në orë pas mesnate pasi është goditur edhe nga tri tërmete tjera duke çuar numrin e tërmeteve në 17 të tilla në 24 orët e fundit.
Qendra Sizmologjike Mesdhetare ka njoftuar për tri tërmetet tjera që goditën Shqipërinë brenda një ore.
I pari pas mesnate ishte në ora 02:18, me magnitudë 2.7 shkallë Rihter, me epiqendër 25 kilometra në Perëndim të Tiranës.
I dyti pas mesnate u regjistrua 10 minuta më vonë, në ora 02:28, me magnitudë 4.4 shkallë Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti të fuqishëm ishte 29 kilometra në Perëndim të Tiranës.
Tërmeti i tretë u regjistrua në ora 02:49, ndërsa dridhjet ishin 3.5 shkallë Rihter, kurse epiqendra 35 kilometra në Perëndim të Tiranës, shkruajne mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
Autoritetet shqiptare kanë bërë thirrje që banorët e zonave ku ka paralajmërime për vazhdim të dridhjeve të mundshme sizmike të qëndrojnë jashtë shtëpive e pallateve, pasi deri tani janë dëmtuar shtatë pallate në Tiranë e Durrës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, njoftohet për së paku 105 të lënduar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












