Kosova
Pas nëntë vjetësh vonesë, në tetor do të hapet aeroporti i ri i Berlinit
Pavarësisht mungesës së pasagjerëve për shkak të pandemisë me koronavirus, Aeroporti i ri i Berlinit më në fund ka marrë leje për funksionim nga 31 tetori.
Aeroporti ndërkombëtar, Berlin-Brandenburg, ishte planifikuar të hapej në mars të vitit 2011, mirëpo skandalet kanë shtyrë hapjen e tij për pothuajse një dekadë.
Autoritetet ndërtimore kanë dhënë dritën e gjelbër pas 14 vjetëve, prej kur kanë nisur punimet.
Ky aeroport do të zëvendësojë aeroportet e vjetra të kryeqytetit gjerman, Tegel dhe Schönefeld.
Berlin-Brandenburg, i njohur edhe ai Aeroporti Willy Brandt, sipas emrit të ish-kancelarit të Gjermanisë Perëndimore dikur, nuk ishte planifikuar që të bëhej gati për verë.
Ndërtimet e këtij aeroporti patën nisur më 2006, mirëpo përgjatë punës autoritetet janë përballur me një varg problemesh, pasi një kompani për planifkim të ndërtimit ka bankrotuar si dhe ka pasur një varg problemesh të tjera, pa harruar edhe ato me dyer të zjarrit dhe kosto publike, shkruan Rel, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën












