Lajme
Suedi: Akuzohen trafikantët, por vlera e Bitcoinit shkaktoi pasoja të paparashikueshme
Tre trafikantë droge të dënuar në vitin 2019 do të marrin nga shteti suedez një vlerë prej 1.3 milion eurosh, që do t’u kthehet atyre si pasojë e një gabimi të bërë prej prokurorëve, të cilët e proceduan krimin e tyre në Krona suedeze në vend të kripto-valutës Bitcoin.
Prokuroi Tove Kullberg i paditi me sukses tre kriminelët në prill 2019, duke bërë që policia suedeze t’i konfiskonte atyre 36 Bitcoin, të cilat ata i kishin përfituar me anë të shitjes së dograve të jashtëligjshme në internet.
Sidoqoftë, në aktakuzën e tyre, Kullberg e konvertoi vlerën e kripto-valutës Bitcoin në krona suedeze, që do të thoshte se qeveria tashmë kishte të drejtë të sekuestronte rreth 1.3 milionë krona (127,000 euro) – në bazë të vlerës që kishte Bitcoin në ato kohë.
Sidoqoftë, ajo që nuk u parashikua ishte se vlera e 36 Bitcoin-ëve shkoi nga 130,000 euro në rreth 1.5 milion euro në vitin 2021, raporton euronews, përcjell albinfo.ch.
Borxhi që tre trafikantët i kanë shtetit, pra €130,000 euro, paguhet me vetëm 3 Bitcoin, me vlerën që ka sot kjo monedhë, dhe 33 Bitcoin-et e mbetur u takojnë sërish trafikantëve.
“Është një rast tepër fatkeq”, janë shprehur autoritetet suedeze. “Ky ishte rasti i parë me të cilën kjo prokurori ishte ndeshur në atë kohë dhe pasojat ishin të paparashikuara.
Mësimi që kemi marrë nga ky rast është të mbajmë vlerën gjatë procedimit gjithnjë në Bitcoin, pavarësisht vlerës së kësaj monedhe në kohën e krimit”.
Autoritetet suedeze gjithashtu kërkuan më tepër trajnim për sa u përket prokurorëve penalë, duke shtuar se në kohën kur u procedua kjo çështje, informacioni ishte thuajse inekzistent.
E-Diaspora
-
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen "Ne nuk duam të përçajmë popullsinë," është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë













