Kosova
Pas presioneve, Vetëvendosje distancohet nga kandidati që shau Izraelin
Visar Ymeri nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se qëndrimi i Visar Korenicës, “i shkruar më parë për Izraelin, as nuk paraqet qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje, as nuk është i drejtë dhe as i pranueshëm”
Një javë pasi kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica u deklarua kundër shtetit dhe popullit të Izraelit, ka reaguar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri duke u distancuar nga sharjet anti-seminististe, por që e ka lënë kandidat Korenicën për kryetar të kësaj komune.
Visar Ymeri nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se qëndrimi i Visar Korenicës, “i shkruar më parë për Izraelin, as nuk paraqet qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje, as nuk është i drejtë dhe as i pranueshëm”.
“Ai nuk përkon me konceptin politik të Lëvizjes, ky i fundit i bazuar në parimet e të drejtave universale të barazisë e bashkekzistencës paqësore mes popujve. Mospajtimi me politikën e caktuar shtetërore nuk guxon të eskalojë në thirrje për zhdukjen e një shteti. Secili popull ka të drejtën e tij ta organizojë jetën kolektive në liri e barazi, dhe assesi e asnjëherë duke ia cenuar këto të drejta një populli tjetër”, shkroi Ymeri.
Por ai nuk e bëri të qartë nëse Korenica do të jetë ende kandidat për kryetar komune në Rahovec, citon insjader, i cili ka pyetur zyrën për media në Lëvizjen Vetëvendosje, nëse Korenica është ende kandidat për kryetar komune, dhe sipas tyre, VV-ja vetëm është distancuar nga qëndrimi i tij i mëhershëm.
“Deklarata e tij është e mëhershme na s’mundemi t’ia skanojmë çdo deklarate që e ka dhënë. E rëndësishme është që ai është distancuar dhe po ashtu edhe Ymeri”, ka thënë Shkodran Hoti nga zyra për media në VV.
E Visar Ymeri tha se Korenica i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje këtë vit me ç‘rast edhe ka kandiduar për kryetar të Rahovecit. Ka kërkuar falje dhe ka thënë që nuk mendon ashtu.
“Ka theksuar që deklaratën e tij e ka dhënë nga zemërimi momental dhe se ajo nuk paraqet qëndrimin e tij. Kur të zgjidhet në këtë pozitë, ai do të ketë shumë punë për ta drejtuar komunën, për ta përmirësuar përkrahjen për bujqësinë, për të krijuar kushte të nevojshme e të domosdoshme për shëndetësi cilësore, e rend e disiplinë në shkolla…”, ka thënë Ymeri.
Ndryshe, kundër kësaj deklarata ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi por edhe komuniteti izraelito-kosovar. Po ashtu reagime ka bërë edhe ambasada e Izraelit në Beograd.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












