Kosova
Kryetari i Klinës, pas skandalit me nipin, aktakuzë për punësimin e vajzës
Vetëm disa ditë pasi lajmi.net raportoi se kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, kishte ndikuar që nipi i tij, Idriz Beqiri, të punësohej si menaxher i KRM “Ambienti” në Klinë, punëtorët së cilës u futën në grevë, atij i është ngritur aktakuzë për konflikt interesi edhe për punësimin e vajzës së tij, Marigona Elezaj, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.
Ngritjen e aktakuzës ndaj kryetarit të Klinës nga Prokuroria Themelore e Pejës sot e ka konfirmuar për lajmi.net edhe vetë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, përcjell albinfo.ch.
“Po, është ngritur aktakuzë për veprën penale konflikt interesi”, ka thënë Nikçi për lajmi.net.
Por, përveç punësimeve politike, protagonist i së cilave është vetë kryetari Zenun Elezaj, koalicioni qeverisës në Klinë këto ditë ka pësuar edhe lëkundje politike.
Në fillim të kësaj jave, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka shkarkuar një prej drejtorëve më aktiv që vjen nga radhët e LDK-së, konkretisht drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Arben Limani, si dhe i ka kërkuar dorëheqjen Petrit Bekës, drejtor i Inspektoratit, i cili pas mosdorëzimit të dorëheqjes, pritet së shpejti të shkarkohet.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit













