Tematike
Pas ultimatumit të Berset: Cilat kantone po shtrëngojnë masat dhe cilat jo
Këshilli Federal të premtem u ka dhënë ultimatum një numri të kantoneve: Ose ato do të shtrëngojnë masat ose këtë do ta bëjë Këshilli Federal. A kanë vepruar kantonet ne fjalë dhe si?
Festa e Krishtlindjes po afrohet dhe numri i rasteve po bie shumë pak – kjo është për brengosje, thotë Ministri i Brendshëm (që mbulon edhe shëndetësinë) Alain Berset. Për këtë arsye, i gjithë Këshilli Federal të premtem u ka dhënë ultimatum një numri të kantoneve: Ose ato do të shtrëngojnë masat ose këtë do ta bëjë Këshilli Federal.
Fjala është për kantonet: Aargau, Basel-Landschaft, St.Gallen, Solothurn, Ticino dhe Thurgau, shkruan sda.ch.
Ndërsa gjithsej 11 kantone, 10 gjermanishtfolëse dhe kantoni i vetëm italishtfolës (Ticino) kanë shënuar ngritje të numrit të rasteve, javëve të fundit.
Por, si kanë reaguar kantonet e shënjestruara nga ministri Berset? Sipas Departamentit të Shëndetësisë në St. Gallen, marrja e masave në këtë kanton do të diskutohet në martën (sot) ndërsa publiku do të informohet të Mërkurën në orën 14 pasdite.
Ndërsa Kantoni i Solothurnit do të komunikojë masat e tij të martën, siç është shprehur këshilltarja përgjegjëse e qeverisë, Susanne Schaffner për Tagesanzeiger, transmeton albinfo.ch. Për masat, sipas saj është vendosur nga këshilli qeveritar që në javën e kaluar.
Ndërkohë, përkundër numrit në rritje të rasteve, të shtunën nuk ka pasur diskutim midis Kantonit të Cyrihut dhe Këshillit Federal, siç ka pasur me kantonet tjera “problematike”. Sidoqoftë, kantoni do të diskutojë masat e reja të mërkurën dhe do t’i shpallë ato jo më vonë se të enjten.
Për shkak të vazhdimit të numrit të madh me covid-19 dhe rritjes së numrit të shtrimeve në spital, këshilli qeveritar i Kantonit Thurgau po shtrëngon masat e koronës, transmeton albinfo.ch. Këtu hyjnë: Mbyllja e restoranteve dhe kafeneve që do të bëhet në orën 22 (ka qenë në orën 23), puna nga shtëpia, në rastet kur kjo është e mundshme, tani do të jetë e detyrueshme. Vetëm dhjetë persona lejohen të marrin pjesë në aktivitete, nga 50 sa ishte deri tani.
Përjashtime do të ketë për shërbesat e kishës ose ceremonitë e varrimit, por edhe për takimet politike, transmeton albinfo.ch. Aktivitetet sportive dhe kulturore joprofesionale kufizohen në dhjetë persona ndërsa hyn në fuqi rregulli që kufizon takimin e familjeve në jo më shumë se dy sosh.
Rregullat hyjnë në fuqi të mërkurën dhe pritet të zgjasin deri më 23 dhjetor.
Tani për tani, kantoni Aargau nuk po ndërmerr ndonjë masë shtesë për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Sipas autoriteteve të kantonit, kontaktet sociale duhet të zvogëlohen më tej në mënyrë që sistemi i kujdesit shëndetësor të mos kalojë kufijtë e kapaciteteve të tij. Kantoni po shqyrton masat e mëtejshme “në konsultim të përhershëm me kantone të tjera dhe Këshillin Federal”, ka thënë kreu i departamentit të shëndetit të Jean-Pierre Gallati, të hënën në Aarau.
Në kontekst të numrit në rritje të rasteve, kantoni i Schaffhausenit ka prezantuar të premten e kaluar masat shtrënguese: qendrat e fitnesit, palestrat, muzetë dhe bizneset erotike janë mbyllur që nga e diela, janë ndaluar aktivitetet me mbi 15 persona ndërsa në takime private lejohen në maksimum dhjetë persona nga dy familje, përcjell albinfo.ch. Masat pritet të zbatohen deri në 22 dhjetor.
Qysh të martën, (sot) Këshilli Federal pritet të bëjë një vlerësim të veprimeve të kantoneve dhe të marrë masa të reja përkatëse të premten për të gjithë Zvicrën ose për kantone individuale, ashtu siç ka thënë Berset të premten e kaluar.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026










