Lajme
Zgjedhjet në kantonin e Cyrihut: “Qendra e majtë” ruan shumicën e ngushtë
"Aleanca për klimën" (të majtët dhe pjesë të qendrës) kanë ruajtur një epërsi të vogël ndaj të djathtës
Popullata e kantonit të Cyrihut ka zgjedhur dje, e diel, 12 shkurt, një parlament të ri, shkruan albinfo.ch.
Tri parti kanë fituar nga një vend më shumë se që kishin: SVP (46 vende të reja), PS (36 vende) dhe GLP (24 vende). Nga ana tjetër, Të Gjelbrit janë humbësit më të mëdhenj. Ata humbën tri mandate dhe kanë mbetur me 19 vende.
Partitë më të vogla: EVP (tani 7 vende), AL (5 vende) dhe EDU (3 vende) humbën secila nga një vend.
Qendra e majtë dridhej prej kohësh përballë parashikimeve për zgjedhjet e rinovimit, të cilat konsiderohen si provë për zgjedhjet kombëtare të vjeshtës, shkruan srf.ch
Të Gjelbrit dolën gjithashtu si humbës; në kantonin e Cyrihut ata kishin një pjesë të votave prej 10.4 për qind (minus 1.5 pikë përqindje) dhe kështu humbën tre nga 22 vendet e mëparshme.
Anëtarët e tjerë të Aleancës Klimatike gjithashtu kanë humbur pak në krahasim me rezultatet e tyre të vitit 2019; AL, EVP dhe GLP shënuan rënie përkatësisht me 0.5, 0.4 dhe 0.2 pikë përqindjeje.
Vetëm PS-ja shënoi një rritje me 0,01 pikë përqindjeje, përcjell albinfo.ch. Ndërsa AL dhe EVP humbën secila nga një mandat, shpërndarja e vendeve në GLP dhe PS çoi në një fitim të secilit vend.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor













