Lajme
Pasi kaloi 43 vjet në burg, shpallet e pafajshme
Sandra Hamm, e cila u dënua për vrasje në SHBA, iu anulua dënimi pasi kaloi 43 vjet burg, ngase gjyqtari i Gjykatës së Qarkut në Misuri, Ryan Horsman, vendosi se kishte prova “të qarta dhe bindëse” se ajo ishte e pafajshme.
Hamm, 63 vjeçe, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1980 për vrasjen e bibliotekares Patricia Jeska, raporton Guardian.
Gjykatësi Horsman vendosi të premten se një oficer policie tashmë i ndjerë, i cili më vonë përfundoi në burg për një krim tjetër, ishte fajtor për vrasjen e bibliotekares dhe se Hamm duhet të lirohet brenda 30 ditëve.
Vendimi erdhi pasi ekipi ligjor i Hamm paraqiti argumente dhe prova në janar në rastin e burgimit më të gjatë të një gruaje të pafajshme në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ne i jemi mirënjohës gjykatës për njohjen e padrejtësisë së rëndë që Ham vuajti për më shumë se katër dekada”, tha ekipi i saj ligjor.
Sipas raporteve, Hamm, e cila kishte marrë trajtim psikiatrik që në moshën 12-vjeçare për halucinacione dhe më vonë për përdorim droge, fillimisht u deklarua fajtore për vrasje për të shmangur dënimin me vdekje në vitin 1980, pas së cilës dënimi u anulua, por ajo u dënua përsëri në vitin 1985 bazuar në të njëjtin rrëfim.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













