Lajme
Pasioni për fotografinë, Juliana Lalaj storie suksesi
Një fotografe profesionale në shtetin italian
Juliana Lalaj jeton dhe vepron në Bolzano në Itali, përcjell albinfo.ch.
Pasioni për fotografinë dhe puna prej vitesh atje e ka bërë sot një sipërmarrëse të suksesshme në shtetin fqinj me studion e saj fotografike atje.
“Gjenezat i ka që në fëmijëri, pjesa artistike ka qenë një punë që doja të jepja diçka të re gjithmonë, në shumë fusha që kishin të bënin me artin. Ka qenë një periudhë në Shqipëri ku mendohej se pjesa e artit nuk ka qenë shumë fitimprurëse. Kjo është një sfidë që e kam superuar dhe kthej kokën pas e them a kam arritur ta bëj vërtetë?”, e nis ajo rrëfimin e saj.
Mbështetja më e madhe e saj ka qenë bashkëshorti i saj Iliri, duke treguar se çdo gjë nisi si pasion me lindjen e vajzës, Melody, emrin e të cilës ka edhe studio e saj fotografike, thotë ajo për Jehona Shqiptare.
“E ka dhe ai një pasion për fotografinë, por e ka për natyrën. Ka qenë që në njohen tonë që mua më pëlqente të isha e fotografuar dhe ai fotografi”, thotë Juli.
Juliana ka realizuar disa projekte si ai i portreteve të grave shqiptare të suksesshme në Bolzano. “Ishte një eksperiencë e bukur, ku njoha vërtetë gra në karrierë dhe gra të forta. Nëse ti do të jesh një grua dhe nënë e suksesshme, duhet të besosh në vete dhe të ecësh para. Aty njoha profesione që nuk mendoja se mund të ishin në Alto Adige. Ishte një shtysë e madhe për të mbledhur forcat e mia e për të ecur para”, thotë fotografia shqiptare.
Juliana është nënë e dy fëmijëve, dhe thotë se atyre i ka mësuar gjuhën shqipe si gjuhën e nënës, dhe se e viziton shpesh Shqipërinë jo vetëm për familjarët e tyre por edhe për historinë e vendit. “I kam treguar çdo detaj nga historia, nga çdo lloj karakteristike. Jam krenare sepse çuni im për herë të parë këto ditë ka folur shqip pa pushim në Shqipëri. E vuante këtë pjesë, donte por nuk arrinte të shprehej në mënyrën e duhur. Për mua ishte arritje e madhe të dëgjoja Jonin të fliste shqip”, rrefen Juliana.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?













