Lajme
Pasqyra e gjendjes aktuale me Covid-19 në Zvicër
Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka rënie të infeksioneve, por pavarësisht kësaj, situata është ende kritike në përhapjen e infeksioneve të reja, transmeton albinfo.ch.
Statistikat e fundit tregojnë se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë 318,290 infektime gjithsej, ndërkohë që numri i testimeve ka kaluar shifrën e 2.6 milionëve.
Vlen të theksohet se që prej fillimit të qershorit 2020, kantonet me shkallë më të lartë të infeksionit për frymë kanë qenë: Gjeneva, Jura, Valais, Fribourg, Zug, Vaud, Schwyz, Uri dhe Aargau, sipas korona-data.ch. në përgjithsi kantonet frëngjishtfolëse kanë udhëhequr listën me normat më të larta të infeksionit në Zvicër, transmeton tutje albinfo.ch.
Sidoqoftë, përkundër numrit të të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i rasteve aktive në Zvicër është rritur në 91,540. Ndërkohë, gjatë kësaj jave në Zvicër është raportuar se numri i shërimeve ka arritur në 222,100 persona. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
“Një brez mes dy kulturave” -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit
Jeta në Zvicër
-
Investim i madh nga diaspora e Zvicrës: Peja bëhet qendër e re e prodhimit të shtëpive të prefabrikuara Në Zahaq të Pejës është inauguruar fabrika e re e kompanisë GreenHouse SHPK, një investim i... -
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues














