Lajme
Pasuria e top 10 miliarderëve peshon mbi 1 trilion dollarë
Me blerjen e Twitter dhe shitjen e disa aksioneve të makinave elektrike Tesla, biznesmeni i njohur, Elon Musk, në fund të vitit të kaluar u përshëndet si personi më i pasur në botë.
Në listën e re të Forbes, e cila vlerëson pasurinë e miliarderëve, primatin e njeriut më të pasur në botë tani e mban francezi Bernard Arnault, me një pasuri prej 225,3 miliardë dollarësh.
Arnault kryeson gjigantin e mallrave luksoze LVMH, i cili përfshin Louis Vuitton dhe Dior, dhe është francezi i parë që kryeson renditjen botërore që kur u ngrit nga vendi i tretë vitin e kaluar.
Pasuria e Bernard Arnault ka kaluar 200 miliardë dollarë për herë të parë pasi aksionet në perandorinë e tij franceze të mallrave luksoze LVMH arritën një rekord të lartë.
Arnault është bërë personi i tretë në histori që grumbullon një pasuri të vlerësuar mbi pragun e 200 miliardë dollarëve. Elon Musk i Tesla-s dhe Jeff Bezos i Amazon-it kanë arritur më parë momentin historik përpara se pasuria e tyre të binte pasi çmimet e aksioneve të kompanive të teknologjisë ranë.
LVMH vitin e kaluar arriti shitje rekord prej 79,2 miliardë euro, me të ardhura që tejkalojnë 20 miliardë euro.
Pas njeriut më të pasur në botë, i dyti në radhë është Elon Musk, me një pasuri prej 189 miliardë dollarësh. 51-vjeçari deri më tani ka bashkëthemeluar gjashtë kompani, nga prodhuesi i makinave elektrike Tesla tek prodhuesi i raketave SpaceX, dhe gjithashtu zotëron Twitter.
Ai pasohet nga Jeff Bezos, 59 vjeç, themeluesi i gjigantit të tregtisë elektronike Amazon, i cili ka grumbulluar një pasuri me vlerë rreth 123 miliardë dollarë, me rënie drastike prej 80 miliardë eurosh për tri vjet.
Bezos dha dorëheqjen nga roli i tij si drejtor ekzekutiv i Amazon në 2021, për t’u bërë kryetar ekzekutiv.
Listës së Top 10 miliarderëve i bashkëngjitën edhe Larry Ellison i Oracle (ShBA), 78 vjeç, me pasuri prej 118,5 miliardë dollarësh, Warren Buffett i Berkshire Hathaway, 92 vjeç, me pasuri prej 110,3 miliardë dollarësh, Bill Gates i Microsoft, 67 vjeç, me pasuri prej 109,2 miliardë dollarësh, Michael Bloomberg i Bloomberg LP, 81 vjeç, me pasuri prej 94,5 miliardë dollarësh, Carlos Slim Helu i America Mobile, 83 vjeç, me pasuri prej 94,2 miliardë dollarësh, Larry Page, ndër themeluesit e Google, 50 vjeç, me pasuri prej 90,8 miliardë dollarësh dhe Francoise Bettencart Meyers, mbesa e themeluesit të L’Oreal, 69 vjeçe, me pasuri prej 89,9 miliardë dollarësh.
Nëse bëjmë përllogaritjen e pasurisë së 10 njerëzve më të pasur në botë, vlera totale arrin në 1 trilion e 244 miliardë euro.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













