Lajme
Patrullime të përbashkëta policore Kosovë-Shqipëri
Policia e Kosovës do të patrullojë që nga sot edhe në Shqipëri në kuadër të marrëveshjes për patrullim të përbashkët gjatë sezonit turistik, kur fluksi është i madh i kosovarëve drejt bregdetit shqiptar
Policia e Kosovës përtej kufijve të Kosovës nuk ka kompetenca ekzekutive, por janë vetëm në asistencë të kolegëve nga Shqipëria.
“Policia e Kosovës është në asistencë, në ndihmesë të Policisë së Shqipërisë, ku bashkë do të patrullojnë në akset rrugorë në Vermicë deri në brendi të Shqipërisë. Policia e Kosovës asiston, nuk ka kompetenca ekzekutive, por polici i Kosovës të gjitha shkeljet të kodit rrugore që i has ai duhet t’i identifikojë, shënojë dhe ua dorëzon kolegëve të tyre të Shqipërisë, dhe pastaj ata ndjekin rregullat e zakonshme”, ka thënë për mediat e Kosovës, drejtori i divizionit të Policisë Rrugore të Kosovës, Sheremet Ahmeti.
Ndërsa nga pala shqiptare thonë se ky bashkëpunim krijon lehtësira administrative për pushuesit kosovarë në Shqipëri.
Policia e Kosovës do të qëndroj në Shqipëri për dy muaj.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












