Kosova
PD-ja do t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë ndarjen e 50 milionë euro për armatimin e Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka njoftuar se partia e tij do të dorëzojë në Kuvend një amendament, ku do të kërkojë që 50 milionë euro nga buxheti i vitit 2024 të shkojnë për ndihmë ushtarake në Kosovë.
“Ditën e hënë, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë një amendament të mega-buxhetit që u kalua për 4 minuta, prej 7 miliardë eurosh, me afro 1.3 miliardë euro shpenzime kapitale, nga i cili do të kërkojë rialokimin e 50 milionë eurove, afërsisht 5 miliardë lekë të reja, ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës. Natyrisht presim që të paktën në këtë interes esencial të sigurisë sonë kombëtare, të sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe të qëndrimit në krah me mjete modeste, në krahasim me investimin që po bëjnë aleatët tanë, presim të mos bjerë në nivelin e mjerueshëm të debatit politik, ku e kanë futur aktualisht protagonistët e teatrit të përditshëm”, ka thënë Basha.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë












