Kosova
PDK rikonfirmon votën për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike
Është bërë e ditur se shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike do të përfitojnë qytetarët e Kosovës.
Hamza në fjalimin e tij në Kuvend shprehu keqardhjen se ky ligj nuk është votuar më herët.
Ai theksoi se deputetët e PDK-së do ta votojnë këtë projektligj.
“Ligji i sotshëm është për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ligji nuk parashikon se si do të jetë skena politike në të ardhme, as nuk ka garanci së PDK do të votojë ligje të tjera. Jemi opozitë e Qeverisë, por nuk mund të jem opozitë e interesave të shtetit. Deputetët e PDK-së do ta votojnë këtë projektligj”, pohoi ai.
Hamza tha se ligji i përkrah të punësuarit, përfitojnë bizneset që numri i tyre mund të jetë mbi 50 mijë.
“Ky ligj i përkrah të punësuarit në sektorin privat, përfitojnë mbi 50 mijë biznese si rezultat i granteve, përfitojnë dhjetëra-mijëra të punësuar në sektorin privat që kanë humbur vendet e punës nga pandemia, përfitojnë qytetarët e Kosovës me mjetet e tërhequra nga Trusti dhe qytetarët me bazë ekonomike më të ulët, do të rimbursohen nga shteti, lënda e parë e prodhuar nuk do të ngarkohet me TVSH”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisën sot për Kosovë Trupat e pajetë të tre kosovarëve që humbën jetën të martën në një kantier punimi në... -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg












