Kosova
PDK-ja dhe AAK-ja bojkotojnë adresimin vjetor të Osmanit para deputetëve
Bëhet e ditur se Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta bojkotojë seancën e sotme të Kuvendit, ku Presidentja Vjosa Osmani do të bëjë adresimin e saj vjetor para deputetëve, përcjell albinfo.ch.
Se AAK-ja nuk do të marrë pjesë në seancë, e ka konfirmuar për Gazetën Express deputeti Pal Lekaj.
“Nuk do të marrim pjesë në adresimin e Presidentes”, ka thënë Lekaj.
Ndërkohë, burime të Express bëjnë me dije se as PDK-ja s’do të marrë pjesë në këtë seancë.
“Arsyeja e mospjesëmarrjes së deputetëve të PDK-së në fjalimin vjetor të Presidentes Osmani është se ajo nuk është treguar presidente e unifikimit të institucioneve dhe popullit, siç e parasheh Kushtetuta, por ka vazhduar t’u shërbejë vetëm interesave të kryeministrit Albin Kurti, duke heshtur në vazhdimësi ndaj shkeljeve kushtetuese dhe padrejtsive që po u bëhen qytetarëve”, ka thënë ky burim.
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen.
Adresimi vjetor i Presidentes ishte bojkotuar edhe vitin e kaluar nga AAK-ja dhe PDK-ja.
Seanca ku Osmani pritet t’u adresohet deputetëve pritet të nisë në orën 11:00.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih














