E-Diaspora
Për të “testuar” besnikërinë e partneres, kosovari angazhon të birin 14-vjeçar!
Por e tëra ka marrë një rrjedhë të padëshirueshme për burrin, pasi që i biri ndërkohë u përfshi në lidhje intime me “njerkën”
Një ngjarje e pazakonshme, e ngjashme me subjekte nga filma perversë, ka qenë objekt i një procesi gjyqësor me protagonistë kosovarë që është zhvilluar të martën në Gjykatën e Landit në St. Pölten të Austrisë.
Një kosovar i moshës 46-vjeçare kishte dyshime se partnerja e tij 51-vjeçare kishte një lidhje me një burrë tjetër, shkruan heute.at. Për ta “testuar” besnikërinë e saj, ai e angazhon të birin, 14-vjeçar, te partnerja e përmendur. Por e tëra ka marrë një rrjedhë të padëshirueshme për burrin, pasi që i biri ndërkohë u përfshi në lidhje intime me “njerkën”, transmeton albinfo.ch. Pasi që lidhja zbulohet, 51-vjeçja, për të dalë nga vështirësia ku ndodhej, e akuzon 14-vjeçarin për përdhunim.
Përfundimi i procesit gjyqësor është ky: gruaja 51-vjeçe është dënuar me një vit burgim me kusht për abuzimin me raportin autoritativ që kishte me djalin e partnerit, përcjell albinfo.ch. Burri 46-vjeçar ka marrë dënimin prej 10 muajsh burgim me kusht për shpifje dhe ndërmjetësim imoral. Ndërsa procedura ndaj 14-vjeçarit është ndërprerë më parë, pas një ekspertize të bërë. Ekspertiza kishte konstatuar tek ai ‘pjekuri të vonuar’.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













