Lajme
Pejë: Vdes i infektuari me Covid-19
Sot në spitalin e Pejës ka ndërruar jetë një burrë i moshës 67-vjeçare që ka qenë i infektuar me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë spitali i Pejës, përmes një njoftimi në Facebook.
NJOFTIMI:
“Fatkeqësisht një pacient 67-vjeçar i shoqëruar edhe me sëmundje të tjera ka vdekur. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime për familjarët”.
Ndryshe, që nga 13 marsi kur edhe u regjistruan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, janë testuar 30.567 persona në dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Prej tyre 5.617 raste kanë rezultuar pozitive, me gjithsej 130 vdekje. Numri i të shëruarve deri më sot ka arritur në 2.811, ndërsa 2676 raste mbesin aktive.
“Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 171 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.811 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.676”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










