Maqedonia
Pendarovski premton nënshkrimin e ligjeve që i refuzoi Ivanovi
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se me gjetjet e fundit vendi ka treguar se mund të sillet në mënyrë evropiane, ndërsa institucionet mund të punojnë me profesionalizëm.
Ai ka thënë se pasi ta kompletojë ekipin e tij, do të shikojë për nënshkrimin e ligjeve, të cilat refuzoi t’i nënshkruajë ish-presidenti Gjorge Ivanov, transmeton albinfo.ch. Në mesin e ligjeve të refuzuara ishte edhe ai për gjuhen shqipe.
Pendarovski ka bërë të ditur se një pjesë e ligjeve do të nënshkruhen që në ditët e para të mandatit të tij. Presidenti i ri ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në reformat, të cilat janë në kompetencat e tij. Pendarovski ka thënë se nuk do të ketë hakmarrje politike.
“Kush e shkel ligjin, do të përgjigjet , kush punon si duhet do të mbetet në punë pavarësisht nëse është pjesëtarë i partisë në pushtet, opozitës ose nuk është pjesëtar i asnjë partie politike”, ka theksuar presidenti.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha













