Lajme
Pendohet Musk, nuk do ta ndalë internetin në Ukrainë
Elon Musk nuk e tradhton urinë e tij për gjëra të çuditshme dhe, brenda pak orësh, pas njoftimit se nuk do ta furnizonte më Ukrainën me internet me anë të satelitëve Starlink, ai ndryshoi mendje, si gjithmonë duke shkruar në Twitter, shkruan ansa.
”Në dreq vaftë! Edhe nëse Starlink humbet para’ ndërsa kompanitë e tjera fitojnë miliarda nga taksapaguesit, ne do të vazhdojmë të financojmë falas qeverinë ukrainase”, postoi njeriu më i pasur në planet, në një sfidë të hapur me Pentagonin.
Sipas tij, SpaceX ka shpenzuar deri tani 80 milionë dollarë për më shumë se 20 000 terminale në Ukrainë, por, sipas llogaritjeve, kostot mund të tejkalojë 120 milionë deri në fund të vitit dhe 400 për 12 muajt e ardhshëm.
”Ne nuk jemi në gjendje të dhurojmë të tjerë terminale ose të financojnë ato ekzistuese për një periudhë kohore të pacaktuar”, i kishte shkruar miliarderi Pentagonit, që nuk e priti mirë këtë, përcjell Albinfo.ch.
”Pentagoni po i vlerëson të gjitha opsionet dhe është duke u konsultuar me partnerët amerikanë për të gjetur mënyrat më të mira për të ndihmuar Ukrainën”, tha pak orë më parë Shtëpia e Bardhë.
A ishte kjo një lëvizje për të ndryshuar qëndrimin e Musk? Apo një rrezik që ai të konsiderohej mik i Putinit, pas njoftimit të tërheqjes së Starlink nga Ukraina?
Ka edhe nga ata që hipotetizojnë se kthesa e Musk është vetëm një tallje, pasi shefi i Tesla-s nuk e ka ndryshuar fare mendjen dhe kjo është thjesht një sarkazëm, por, e bërë me shpenzimet e një populli dhe një ushtrie që tani varen satelitët e tij.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim Nëse një prind me kujdestari zhvendoset jashtë shtetit pa pëlqimin e tij, kjo nuk përbën rrëmbim,... -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatik-konsullor të Kosovës në Zvicër












