Integrimi
Pengesat e të rinjve shqiptarë në Gjermani
Endri, Ildis dhe Albi vijnë nga Shqipëria dhe janë pjesë e një programi për t’u ri-integruar dhe trajnuar për të fituar të drejtën e azilit në Gjermani
Tre banorët kanë shumë gjëra të përbashkëta, ata janë të gjithë 18 vjeç dhe janë miq, mësojnë dhe ndajnë një apartament të lirë në qytetin verior. Në dukje normale. Por, Endri, Ildis dhe Albi kanë edhe një gjë të përbashkët. Të gjithë vijnë nga Shqipëria, shkruan ‘nordstadtblogger.de’.
Për të rinjtë që vijnë nga vendi më i varfër në Evropë, është e pamundur për të marrë një vend të trajnimit në Gjermani. Është e thjeshtë, pasi politika gjermane i ka shpallur të ‘padëshiruar’, përcjell albinfo.ch. Refugjatët nuk janë të mirëpritur.
Ka mijëra të rinj nga Shqipëria në Gjermani. Shumë pak prej tyre kanë perspektivë, pasi politikanët gjermanë në vjeshtë të 2015-es, Shqipërinë e kanë shpallur vend të sigurt.
Azili në mënyrë ligjore, praktikisht nuk është i mundur më. Këtë fat e kanë mijëra të rinj nga vendet që kinse janë të sigurta.
Për të marrë një perspektivë profesionale në Gjermani, ata duhet të kapërcejnë një numër të pabesueshëm të pengesave. Por, ata nuk janë të vetmit. Edhe 300 refugjatë në Grunbau janë pjesë e një programi për trajnimin dhe ri-integrimin e personave të papunë.
Tashmë është krijuar edhe një fond për këtë trajnim, derisa nuk ka rëndësi se nga cili vend vijnë refugjatët. Atyre iu ofrohet shkollim dhe trajnim për punë, në mënyrë që të fitojnë vetë qëndrimin në Gjermani.
Për të rinjtë nuk është aspak e lehtë, sidomos ata që janë pa familje. Ata ballafaqohen edhe me shumë pengesa tjera.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











