Shkurt.ch
Pensionistët e rinj përfitojnë nga 65 mijë franga pa të drejtë
Shkalla e ndarjes së kontributit për pensione nga ata që punojnë ka mbetur e njëjtë, ndërkohë që kamatga ka rënë. Kështu, ndodh ajo që pensionistëve të rinj sot duhet t`u paguhet mesatarisht nga 65 mijë franga më tepër. Para katër viteve kjo shumë ishte 40 mijë
Falë kamatave rekorde të ulëta, në fondet pensionale rrjedhin gjithnjë më shumë para nga të rinjtë te të moshuarit. Siç tregojnë përllogaritjet e bëra nga Universiteti i St. Gallenit, secili person që pensionohet rishtas, përfiton mesatarisht nga 65000 franga tepër.
Parimisht, pensionistët e rinj e kanë të garantuar nga fondi i tyre pensional pensionin i cili nuk mund t`u ndërpritet as ulet, shkruan srf.ch. Në fakt, lartësia e pensionit duhet të varet edhe nga shuma që personi konkret ka kursyer në fondin pensional gjatë kohës sa ka punuar dhe nga vlerësimi gjegjësisht zhvlerësimi që i bëhet në fonde shumës së kursyer.
Mirëpo, që nga koha kur kamatat kanë arritur një rekord të ulët, sistemi i sigurimeve profesionale nuk po funksionon më si duhet, thotë një profesor i sigurimeve, nga Universiteti i St. Gallenit, transmeton albinfo.ch. “Problemi në ndarjen e parave qëndron te fakti se pensioni i paraparë me ligj është dukshëm më i lartë se shuma që mund të sigurohet realisht për atë pension”.
Më parë, fondet pensionale përfitonin nga kapitali i deponuar mesatarisht nga 4 për qind. Ndërsa sot kjo normë kamate e llogaritur realisht është vetëm 2.5 deri 3 për qind. Në të njëjtën kohë, shkalla e ndarjes së kontributit për pensione nga ata që punojnë ka mbetur e njëjtë, përcjell albinfo.ch. Kështu, ndodh ajo që pensionistëve të rinj sot duhet t`u paguhet mesatarisht nga 65 mijë franga më tepër. Para katër viteve kjo shumë ishte 40 mijë.
Siç mund të kuptohet, pensionet e rritura së tepërmi duhet të paguhen nga të rinjtë. Së këndejmi projekti për reformën “Altervorsorge 2020” i cili del para parlamentit për miratim në vjeshtën e sivjetme, synon të korrigjojë këtë shpërndarje të padëshiruar, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, qoftë edhe në rastin kur reforma do të kishte sukses, përderisa kamatat janë kaq të ulëta, të rinjtë janë ata që do t`i “subvencionojnë” pensionistët edhe pse në mënyrë të tërthortë, në një masë më të ulët se tash.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën












