Lajme
Për 18 vjet, 130 raste të kanosjeve dhe vrasjeve të gazetarëve
Që nga viti 1999 e deri më tani, janë raportuar më shumë se 130 raste të kërcënimeve, lëndimeve dhe vrasjeve të gazetarëve në Kosovë. Kështu u tha sot (e mërkurë) në një konferencë organizuar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Aty u tha se vetëm në Gjykatën Themelore të Prishtinës janë shënuar 90 raste të veprave penale të kryera ndaj gazetarëve në Kosovë.
Besim Kelmendi, prokuror dhe koordinator në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për rastet e gazetarëve, tha se një numër të madh të rasteve nuk është identifikuar kurrë kryesi i veprës penale. Ai tha një numër i rasteve zgjidhet, por ka edhe një numër i konsiderueshëm që ka mbetur pa u zbardhur.
Që nga kjo periudhë sipas Kelmendit në Prishtinë janë 90 raste, në Pejë 4 raste, në Mitrovicë 16 raste, në Gjilan 9 raste, në Ferizaj 1 rast, ndërsa në Prizren nuk ka pasur asnjë rast.
Bashkim Zeqaj, prokuror i caktuar për rastet e gazetarëve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka thënë se raste e kërcënimeve ndaj gazetarëve do të shikohen me prioritet.
“Kemi pasur ngritje të rasteve të ngritjes së aktakuzave për kërcënime sulme ndaj gazetarëve. Do t’u rrimë mbi kokë prokurorët për zgjedhjen e rasteve që kanë të bëjnë me kërcënime ndaj gazetarëve”, ka thënë Zeqaj.
Ndërsa, Vllaznim Surdulli, nga Policia e Kosovës, tha se Policia e mban primatin e transparencës dhe bashkëpunimit me gazetarët.
Kryetari i AGK-së Shkëlqim Hysenaj tha se tek rastet e gazetarëve një prej elementeve është që të gjitha gazetarët që janë kërcënuar gjëja e parë që duhet të bëjnë është të lajmërojnë Policinë. “E dyta është që të rritet bashkëpunimi me AGK-në, që të na njoftojnë dhe të adresojmë rastet e tyre”, deklaroi Hysenaj.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”














