Shkurt.ch
Për 6 muaj, 4 për qind më shumë falimentime
Vetëm në muajin qershor 443 kompani kanë pushuar punën e tyre për shkak të mungesës së fondeve, pra 8% më pak se gjatë muajit korrespondues në vitin 2015
Pavarësisht rënies në qershor, numri i falimentimeve është rritur, pas gjashtë muajve të këtij viti. Jo më pak se 2321 kompani kanë hapur falimentimin për paaftësi paguese në gjysmën e parë të vitit 2016, pra 4% më shumë se një vit më parë.
Vetëm në muajin qershor 443 kompani kanë pushuar punën e tyre për shkak të mungesës së fondeve, pra 8% më pak se gjatë muajit korrespondues në vitin 2015, bëri të ditur të mërkurën Bisnode. Në të kundërtën, numri i likuidimit për arsye organizative, në bazë të nenit 731b të Kodit të Detyrimeve, shpërtheu nga më shumë se gjysma (54%), gjithsej 205 kompani.
Në gjashtë muajt e parë të vitit specialistët për mbulim të borxheve dhe për informata për ekonomi kanë identifikuar 988 likuidime të kompanive që lidhen me mungesën e organizimit, 30% më shumë se një vit më parë. Në fund, 3309 kompani kanë pushuar veprimtarinë e tyre, një shifër deri 10% me e lartë si vitin e kaluar.
Nga janari deri në qershor vetëm rajonet e Mittelland si dhe të Zvicrës Qendrore treguan një rënie në falimentime për paaftësi paguese, me rënie të 11% dhe 9%, respektivisht. Rajoni i Liqenit të Gjenevës ka treguar megjithatë rritje më të madhe me 21% falimentime.
Në veriperëndim të Zvicrës falimentimet për paaftësi paguese u rritën për 1% dhe 3% në Zvicrën Lindore. Në Ticino u ngritën deri në 6%.
Rritje e ndjeshme në Valais
Ndër kantonet e frankofolës, Valais ka pësuar rritjen më të madhe të numrit të rasteve në mes të janarit dhe në fund të qershorit (+ 47%), ndjekur nga Vaud (+ 19%), Gjenevë (+ 12%), Freiburg (+9 %) dhe Jura (+ 6%).
Në komentin e tij, Bisnode vë në dukje se falimentimet për paaftësi paguese prekin veçanërisht kompanitë e reja. Gjatë gjysmës së parë të vitit, gjysma e rasteve janë regjistruar në kategorinë e kompanive që ekzistojnë nga 0 deri në 5 vjet.
E-Diaspora
-
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro... -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg -
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026











