Lajme
Për 715 mijë euro, dënohet tri vjet burg
I pandehuri A.Sh. nga Peja është gjetur fajtor për veprën penale përvetësim i paligjshëm i 715 mijë eurove dhe është dënuar me tri vjet burg
Një arkëtar i kompanisë më të madhe në Kosovë “Devolli Grup” nuk ka deponuar në bankë 715 mijë euro të kësaj kompanie, por i ka luajtur në lojërat e fatit duke i tretur “si kripen në ujë”. Për këtë vepër penale, “përvetësim i paligjshëm” Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar të pandehurin A.SH me tri vjet burg.
Këtë shumë të parave i pandehuri e ka marrë teksa punonte si arkëtar kryesor i kompanisë “Devolli Grup”, citon Kallxo,com.
Në komunikatën për media të Gjykatës Themelore të Pejës thuhet së aktgjykimi është marrë pas pranimit të fajësisë vullnetarisht nga vetë i akuzuari.
“I akuzuari A. Sh. është shpallur fajtor, sepse me datë 07.04.2016 e gjerë me dt. 23.06.2016 duke keqpërdorur pozitën e tij prej arkëtari kryesor në kompaninë “Devolli Grup” me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka marrë nga arka shumën e të hollave prej 715.000 euro, të cilën shumë është dashur ta deponojë në bankë. Por, i akuzuari i ka humbur në lojërat e fatit në kompaninë “Colino” dhe “Totosport” në Pejë si dhe në kompanitë e tjera të lojërave të fatit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












