E-Diaspora
Për 93 kg kokainë që kushton 18 milionë euro, 16 vjet burg shqiptarit
Njëri nga të arrestuarit, 42 vjeçari M.A. nga Shqipëria është dënuar të hënën nga Gjykata e vendit në Bolzano (Bozen) me 16 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij, shqiptari 36 vjeçar G.E. do të gjykohet në vjeshtën që vjen
Një shqiptar i cili në janar të vitit 2016 ishte kapur me 93 kilogramë kokainë, është dënuar me 16 vjet burg. Kjo konsiderohet “preja” më e madhe e kapur deri tash në historinë e Tirolit Jugor, shkruajnë mediat në gjuhën gjermane të këtij regjioni italian.
Policët kishin ndaluar në kufirin Austri-Itali një makinë të tipit Ford Kuga me regjistrim gjerman. Dy personat nga Shqipëria që ishin në makinë kishin pasur sjellje të dyshimtë, transmeton albinfo.ch. Pas kontrollimit të detajuar, policia, në vendin ku lihen gomat rezervë dhe nën ulëse, gjeti plot 93 kilogramë kokainë, të paketuar në 83 “bukë”, siç i quajnë në zhargon njësitë e drogës- vlera në treg e kësaj droge është rreth 18 milionë euro.
Njëri nga të arrestuarit, 42 vjeçari M.A. nga Shqipëria është dënuar të hënën nga Gjykata e vendit në Bolzano (Bozen) me 16 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij, shqiptari 36 vjeçar G.E. do të gjykohet në vjeshtën që vjen.
E-Diaspora
-
Itali
Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali Pas dy muajsh kërkime, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Bern
Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut -
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë kantone kërkojnë nga federata 24 miliardë franga për hekurudhat Kantonet po kërkojnë 24 miliardë franga zvicerane nga qeveria federale për zgjerimin e hekurudhave... -
Këto kantone ndalojnë fishekzjarrët -
Migrosi raporton një rënie prej 1.9 për qind në shitje -
Katër ministra federalë do të marrin pjesë në WEF -
Lirim me kusht prej 200,000 frangash për operatorët e barit në Crans Montana










