Kosova
Për dhjetë muaj ATK-ja inkasoi mbi 12 milionë euro më shumë se planifikimet
Në bazë të statisitkave, në dhjetë muaj ATK-ja inkasoi mbi 12 milionë euro më shumë se planifikimet, përcjell albinfo.ch.
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka inkasuar 623 milionë euro për periudhën janar-tetor të këtij viti, që është 12.9 milionë euro më shumë se planifikimi, ose 2.1 për qind.
Krahas tejkalimit të planit, arritje në ATK është duke u bërë edhe mbledhja e borxheve, që për këtë periudhë janë inkasuar më shumë se 111 milionë euro.
Për gjitha këto, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë për Ekonomia Online se performanca e të hyrave vazhdon të jetë jashtëzakonisht e lartë, pavarësisht rishikimit të bërë të planit deri në fundvit.
Ai ka thënë se progres i mirë është bërë gjatë periudhës raportuese në lidhje me mbledhjen e tatimeve, ku të ardhurat e përgjithshme për vitin fiskal 2021 ishin 19% më të larta se në vitin 2020.
“Ne tashmë e kemi bërë praktikë që në baza mujore të bëjmë publikimin e të dhënave mbi bazën e të hyrave dhe realizimin e objektivave të Administratës Tatimore të Kosovës në indikatorin e të hyrave tatimore, këtë rast për periudhën 10-mujore ka rezultuar që të kemi tejkalim të planit edhe të rishikuar. Gjithsej të hyrat në këtë periudhë 10-mujore janë 623. 6 milionë euro, që rezulton se nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, atëherë kemi mbi 111 milionë euro të hyra tatimore më tepër, apo 2.1 për qind”, ka thënë Murtezaj.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













