Lajme
Ish-kryeministri turk: “Hapja e ambasadës së Kosovës në Juresalem, një lajm i hidhur”
Një reagim i radhës rreth hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem ka ardhur edhe nga Ahmet Davutoglu, që tash drejton partinë opozitare “Gelecek Partisi”.
Gjatë një kongresi të partisë, Davutoglu, e ka cilësuar hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem si një lajm të hidhur, raportojnë mediat kosovare, përcjell Albinfo.ch.
Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit Rexhep Erdogan dhe ish-kryeministri i Turqisë, ka kujtuar se si Turqia i ka ofruar ndihmë të jashtëzakonshme Kosovës, përcjell Telegrafi.
“Kosova u bë vendi i parë mysliman që njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe hapi një zyrë përfaqësimi atje…”, ka thënë ndër tjerash ai.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar të dielën se është hapur edhe zyrtarisht ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jerusalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Washington, të nënshkruar në shtator të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë











