Futboll
Për herë të parë një shqiptar në krye të Federatës maqedonase
Mandati i tij do të jetë deri në vitin 2021, deri në zhvillimin e Kuvendit të rregullt të FFM-së
Në Kuvendin Zgjedhor të Federatë së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini, si kandidat i vetëm i FFM-së, mori pëlqimin e 82 delegatëve nga 90 të pranishëm.
Mandati i tij do të jetë deri në vitin 2021, deri në zhvillimin e Kuvendit të rregullt të FFM-së, raportojnë mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Sejdini për këtë post është propozuar nga Lidhja Futbollistike e Kërçovës, përcjell albinfo.ch.
“Dua të falënderoj të gjithëve për besimin e dhënë, është një nder i madh që të jesh në krye të kësaj organizate dhe dua të falënderoj të gjithë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe në kohë të njëjtë mezi pres sfidat e reja. Nga të gjithë ne këtu, jo vetëm nga unë, pritet të përmirësojmë mënyrën e funksionimit të Federatës së Futbollit dhe futbollit në përgjithësi. FFM është këtu për idetë e reja që do t’i ndihmojnë futbollit në Maqedoni. Unë dua të falënderoj FIFA-n dhe UEFA-s për përkrahjen, ndërsa i gëzohem bashkëpunimit të ardhshëm siç ishte deri më tani, dhe se do të jemi krenar të projekteve të përbashkëta në të ardhmen. FFM do t’u japë përkrahje të gjitha kombëtareve”, tha mes tjerash Sejdini.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar















