Integrimi
Për herë të trembëdhjetë ndahet Çmimi për Integrim
Berna është një qytet më ndryshe, një shtëpi për njerëzit me origjinë të ndryshme. Për të ruajtur këtë diversitet, por edhe për të promovuar gjuhën e përbashkët, është një shqetësim i madh i qytetit të Bernës. Për këtë arsye qyteti promovon përfshirjen e individëve, institucioneve, shoqërive dhe shoqatave që punojnë për integrimin e popullsisë migrante.
Në mënyrë që të shprehë vlerësimin e publikut Drejtoria Komunale për Arsim, Çështje Sociale dhe Sport për herë të trembëdhjetë ndan Çmimi për Integrim të Qytetit të Bernës.
Pjesëmarrja është e hapur për personat fizikë ose juridikë, të cilët janë të angazhuar për integrimin e popullatës emigrante në qytetin e Bernës, me aktivitetet e tyre që kanë një referencë konkrete për qytetin e Bernës. Mund të jenë: klube, biznese, individë, organizatat jofitimprurëse, etj.
Të dhënat mund të lidhen edhe me aktivitetin e përgjithshëm të një organizate ose personi, si edhe në një projekt të vetëm. Personat apo organizatat mund të aplikojnë vetë ose të propozohen nga një palë e tretë.
Çmimet për 2016:
Një çmim kryesor prej 10 mijë frangash për shërbimin e mirë për integrimin e popullsisë migrante në qytetin e Bernës (Warlomont-Anger-Stiftung).
Një çmim prej 4000 franga për përkushtimin, veçanërisht inovativ, për të promovuar integrimin e popullsisë emigrante në Bernë (Mobiliar).
Afati për aplikim deri më 21 shkurt.
Aplikacionin e dërgoni në këtë adresë:
Kompetenzzentrum Integration
Effingerstrasse 21
Postfach 8125, 3001 Bern
[email protected]
Çmimi do të ndahet më 31 maj 2016.
Më shumë informacione: http://www.bern.ch/themen/auslanderinnen-und-auslander/integration-und-migration/integrationspreis
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë Komuna e Crans-Montana ka vendosur të ndajë 1 milion franga zvicerane në mbështetje të viktimave të... -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë











