Për kontroll më të rreptë kufitar ndaj punëtorëve ilegalë

Firmat të cilat lejojnë qytetarët e vendeve të BE-së të punojnë me paga të ulëta, tash e tutje mund edhe të dënohen

Komisionit për Ekonomi i Dhomës Nacionale në Parlamentin e Zvicrës ka miratuar ditë më parë vendimin për të marrë masa shtesë ndaj atyre që punësojnë punëtorëve në të zezë në Zvicër. Firmat të cilat lejojnë qytetarët e vendeve të BE-së të punojnë me paga të ulëta, tash e tutje mund edhe të dënohen.

Një vendim i tillë është vlerësuar si një fitore për sindikatat. Por, vetëm me dënime nuk mjafton, thotë deputeti i socialdemokratëve dhe njëherësh sekretar i Sindikatës “Unia”, Max Chopard. Sipas tij, firmat nga jashtë duhet të përgjohen para se të investojnë në Zvicër. Për këtë arsye Chopard ka kërkuar përforcimin e kalimeve kufitare me Zvicrën. Në seancën pranverore të parlamentit zviceran, ai ka paraqitur një mocion përkatës.

Mocioni ka gjetur mbështetje të gjerë politike, dhe është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e FDP-së, CVP dhe të Gjelbrit Liberalë.

“Duhet ndëshkuar punëtorët që vijnë nën presion të pagave, punëdhënësit që nuk veprojnë si duhet, dhe sjellin disavantazh konkurrues duke ikur nga taksat dhe sigurimet shoqërore”, deklaron Chopard.

Me gjithë kontrollet kufitare sërish dyshohet për punëtorë ilegalë që vijnë nga vendet e BE-së, si Italia apo Gjermania.Si do që të jetë, përmes ashpërsimit të kontrolleve sistematike, policia kufitare do të bie ndesh edhe me Marrëveshjen e Shengenit.