Lajme
Për krizën energjetike në Kosovë, VV-ja e bën fajtore MZHE-n
“Klani Pronto është duke e shkatërruar edhe Trepçën, e cila është para kolapsit”, ka deklaruar Kadaj Bujupi
Ministria e Zhvillimit Ekonomik është fajtore për krizën energjetike që pritet të ndodhë në Kosovë. Kështu ka thënë deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosja, Donika Kadaj Bujupi në një konferencë për media ku ka akuzuar edhe qeverinë Mustafa. Ajo ka thënë se si pasojë e mosmarrjes së masave nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, do të ketë reduktime të energjisë, ku më së shumti do të pësojnë bizneset.
Sipas saj, kjo po bëhet me qëllim të përfitimit të njerëzve të PDK-së, të përfshirë në këtë treg. “Klani Pronto është duke e shkatërruar edhe Trepçën, e që është para kolapsit”, ka deklaruar Kadaj Bujupi në një konferencë për media transmeton albinfo.ch.
Dy ditë më parë ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bjarami ka thënë se ekzekutivi e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje dhe do të bëjë një zgjidhje të pranueshme.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Tërheqje produktesh në Zvicër Shitësi me pakicë i mobiljeve Ikea po tërheq disa llamba nga seria e tij Nymana: rrezik... -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës












