Tematike
Për një natyralizim të lehtësuar për të huajt e brezit të tretë
Të rinjtë e huaj të brezit të tretë, të lindur dhe të shkolluar në Zvicër, në kushte të caktuara duhet të përfitojnë nga natyralizimi i thjeshtuar. Këshilli Federal dhe Parlamenti mendojnë se qasja e të rinjve të integruar mirë për kombësinë zvicerane duhet të lehtësohet për t’u mundësuar atyre që të bëhen qytetarë zviceranë të plotë, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që kjo përfshin. Ata rekomandojnë, pra, pranimin e amendamentit kushtetues për natyralizim të lehtësuar të të huajve të brezit të tretë në referendumin e 12 shkurtit 2017.
Më 20 dhjetor 2016, në Bernë, Këshilltarja Federale, Simonetta Sommaruga, kreu i Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë, Këshilltari Shtetëror, Beat Villiger, kreu i Drejtorisë së Sigurimit të Kantonit të Zug dhe Anders Stokholm, kryetari i Frauenfeldit, kanë paraqitur në media argumentet në favor të këtij amendamenti kushtetues.
Të rinjtë e huaj të brezit të tretë janë lindur dhe shkolluar në Zvicër. Ata punojnë dhe marrin pjesë në jetën shoqërore, në të njëjtën mënyrë si të rinjtë e Zvicrës. Siç theksoi znj Sommaruga, këta të rinj, të cilit tashmë gjyshërit kanë emigruar në Zvicër, janë një komponent i rëndësishëm i shoqërisë zvicerane. Ndryshimi kushtetues i propozuar pranon faktin se ata kanë jetuar gjithë jetën e tyre në Zvicër.
Integrimi, në mesin e kushteve të tjera
Parlamenti ka vendosur kritere të qarta për natyralizim e lehtësuar të të huajve të brezit të tretë. Siç është tashmë rasti për natyralizimin e rregullt, ligji i ri u kërkon të rinjve të huaj që ata të jenë mirë të integruar dhe të respektojnë sistemin zviceran ligjor dhe vlerat e Kushtetutës, të tilla si barazia mes burrave dhe grave dhe lirinë e ndërgjegjes dhe të besimit. Kandidatët për natyralizim të thjeshtuar duhet të zotërojnë një gjuhë kombëtare dhe të përmbushin detyrimet e tyre financiare.
Ligji ngre kushte të tjera për natyralizim: kandidatët duhet të jenë lindur në Zvicër dhe të kenë përfunduar të paktën pesë vjet të arsimit të detyruar. Ato nuk duhet të jenë mbi 25 vjeç dhe duhet të kenë një leje qëndrimi. Një prind duhet të ketë jetuar të paktën dhjetë vjet në Zvicër dhe të jetë i shkolluar në Zvicër të paktën pesë vjet. Prindërit gjithashtu duhet të kenë fituar një leje qëndrimi të përhershme. Ndërsa gjyshërit të paktën njëri prej tyre duhet të ketë lindur në Zvicër dhe të ketë të drejtën për të qëndruar në Zvicër.
Nuk ka natyralizim automatik
Natyralizimi i lehtësuar është një mundësi, e cila tashmë ekziston dhe është provuar, për shembull, për bashkëshortët e huaj të shtetasve zviceranë. Ajo bie brenda kompetencave të Konfederatës, e cila u bën atyre procedurat më të shkurtra dhe më të thjeshta se sa për natyralizimin e rregullt. Kantonet janë të lidhura me procedurat dhe mund të komentojnë në çdo rast.
Përveç kësaj, çdo kandidat për natyralizim të thjeshtuar duhet të paraqesë një kërkesë, e cila do të studiohet në bazë të kritereve të përcaktuara në ligj. Amendamenti kushtetues i planifikuar përjashton çdo natyralizimin automatik.
Të huajt e rinj të gjeneratës së tretë në Zvicër: një studimi i vitit 2016
Zvicra ka aktualisht 24.650 të rinj të huaj të brezit të tretë me moshë 9-25 vjeç, të cilët i plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuara nga Parlamenti. Ky është rezultat i një studimi të fundit të kryer nga profesori Philippe Wanner, Universiteti i Gjenevës, në emër të Sekretariatit të Shtetit për Migrim. Sondazhi tregon se një mesatare vjetore prej 2,300 të huajve të rinj të gjeneratës së tretë do të arrijnë moshën minimale 9-vjeçare gjatë dekadës së ardhshme. Në të njëjtën kohë, çdo vit një numër i njerëzve do të kalojë kufirin e moshës 25-vjeçare pa e bërë përdorimin e mundësisë së natyralizimit të lehtësuar. Studimi është bazuar në statistikat e popullsisë nga Zyra Federale e Statistikave.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












