Lajme
Për një vit, varfëria në Zvicër u rrit gati në 10 për qind
Ani pse ka një ekonomi të fuqishme, numri i njerëzve të prekur nga varfëria në Zvicër, është rritur vazhdimisht qysh nga viti 2014
Rreth 670,000 njerëz në Zvicër janë të prekur nga varfëria, sipas statistikave të Zyrës Federale. Nga 7.5 sa ishte, varfëria arriti 8.2 për qind të popullsisë mes viteve 2016-2017, duke shënuar një rritje prej gati 10 për qind, shkruan swissinfo.ch.
Grupet më të prekura janë ata që jetojnë vetëm ose me njërin prind me fëmijë nën moshën 18-vjeçare, ata që nuk e kanë vazhduar arsimimin joobligativ dhe ata që jetojnë në familjet ku askush nuk punon, sipas raportit të Statistikave Sociale të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Statistikat më të fundit figurojnë për vitin 2017, dhe në këtë vit, kufiri i varfërisë në Zvicër ishte mesatarisht 2259 CHF për muaj për një person të vetëm dhe 3990 CHF për muaj për një familje me dy të rritur dhe dy fëmijë nën moshën 14-vjeçare.
Ani pse ka një ekonomi të fuqishme, numri i njerëzve të prekur nga varfëria në Zvicër është rritur vazhdimisht qysh nga viti 2014, shkruan tutje swissinfo.ch. Në vitin 2017, 4.3 për qind e të gjithë të punësuarve u prekën nga varfëria: rreth 160,000 njerëz.
Nga varfëria janë prekur edhe këto grupe, pavarësisht se kanë qenë të punësuar: ata që kanë punuar një pjesë të vitit, ata që kanë punuar me orar të pjesshëm, të vetëpunësuarit, punëtorët me kontrata të përkohshme dhe ata që kanë punuar në biznese të vogla, përcjell albinfo.ch.
Një analizë nga Zyra e Statistikave tregon se në Zvicër përjetojnë varfëri më shumë njerëz se sa që supozohet: gjatë katër vjetëve të fundit, rreth 12.8 për qind kanë qenë të prekur nga varfëria së paku brenda një viti.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë














