Zhvillim
Për shkak të klimës politike, ka rënie të bizneseve të reja
Gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 2, 237 biznese të reja që i bie për 21.5 % më pak se sa vitin e kaluar
Agjencia e Statistikave e Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit të cilat tregojnë për rënie të madhe të numrit të bizneseve të reja të regjistruara gjatë vitit 2017 në Kosovë.
Sipas këtyre të dhënave, gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 2, 237 biznese të reja që i bie për 21.5 % më pak se sa vitin e kaluar. Ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësuesit e bizneseve vlerësojnë se kjo është një shenjë se ata që duan të merren me biznese nuk po shohin perspektivë në këtë vend.
Rënia e numrit të bizneseve të reja është pasojë e zgjedhjeve të parakohshme ka thënë për “Kosova Sot” njohësi i çështjeve ekonomike e financiare, Milazim Abazi. “Edhe pse fushata zgjedhore ka qenë më e shkurtër sesa në zgjedhjet e rregullta, megjithatë gjatë fushatave zgjedhore pakkush vendos të regjistrojë biznes të ri”, ka theksuar ai.
E nënkryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Bashkim Osmani, u shpreh se të gjitha këto shifra tregojnë për një rënie të ekonomisë së vendit tonë.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve










