Bota
Për shkak të motit të ligë anulohen mijëra fluturime
Sipas faqes së ndjekjes së fluturimeve FlightAware, deri të premten në mbrëmje janë anuluar rreth 1.600 fluturime, ndërsa 7.400 të tjera kanë pësuar vonesa
Mijëra fluturime janë anuluar ose kanë pësuar vonesa në Shtetet e Bashkuara, ndërsa rajoni verilindor po përgatitet për një stuhi të fortë dimërore, në kulmin e sezonit të udhëtimeve për festat.
Sipas faqes së ndjekjes së fluturimeve FlightAware, deri të premten në mbrëmje janë anuluar rreth 1.600 fluturime, ndërsa 7.400 të tjera kanë pësuar vonesa, transmeton albinfo.ch.
Aeroportet më të prekura janë John F. Kennedy, Newark Liberty dhe LaGuardia, që shërbejnë zonën e New Yorkut.
Probleme me fluturimet janë raportuar gjithashtu në Boston, Chicago dhe Toronto në Kanada.
Nga kompanitë ajrore, JetBlue ka anuluar 229 fluturime, Delta Air Lines 241, ndërsa Republic Airways dhe Southwest Airlines kanë anuluar përkatësisht 180 dhe 151 fluturime. Edhe American Airlines dhe United Airlines kanë anuluar rreth 100 fluturime secila.
Aeroportet u kanë bërë thirrje udhëtarëve, përmes rrjeteve sociale, që të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre me kompanitë ajrore përpara udhëtimit, raportoi Reuters.
Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul, u ka kërkuar qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme. Ajo theksoi se, në rast se udhëtimi është i domosdoshëm, qytetarët duhet të planifikojnë me kujdes, të lëvizin ngadalë dhe të lënë më shumë kohë për të mbërritur në destinacion në mënyrë të sigurt.
Paralajmërime të ngjashme janë dhënë edhe nga guvernatorët e New Jersey dhe Connecticut.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale Një emër i madh i financës britanike, Alan Howard, është rikthyer në Zvicër, duke iu bashkuar... -
Zvicra planifikon të dëbojë 20 kriminelë afganë dhe shqyrton dëbimet në Siri -
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen











