Jeta në Zvicër
Për shkak të rezervuarit të zbrazët e kërcënon dëbimi
Prokuroria gjithashtu e ka akuzuar për vozitje të një automjeti pa lëndë djegëse, që sipas Gjykatës federale përbën rrezik abstrakt në komunikacion. Prokurorja ka kërkuar dënim të pakushtëzuar prej 23 muajsh burg
Një patrullë policore zvicerane kishte gjetur një veturë të llojit “VW Polo”, të parkuar në korsinë e emergjencës në autostradë. Ka qenë e enjte, 17 dhjetor 2015 rreth orës 15:00, në autostradën në mes të Uzwilit dhe Wilit. Përskaj veturës ka qenë një person me trup të zhvilluar, pronar i një restoranti. Policia e identifikoi si një shtetas 44-vjeçar nga Thurgau, me prejardhje nga Maqedonia, të cilit një vit më parë i ishte konfiskuar patenta e shoferit për një kohë të pacaktuar.
Ai ka këmbëngulur se miku i tij ka qenë duke drejtuar veturën dhe ishte nisur në këmbë deri te pika e karburanteve në Thurau, për të marrë benzinë. Por, të njëjtën mbrëmje, policia e ka pyetur mikun e tij, i cili gjithashtu ka qenë nga Maqedonia dhe ai ka mohuar ta ketë parkuar veturën në autostradë, përcjell albinfo.ch.
Në seancën gjyqësore që u mbajt në Gjykatën rajonale të Weinfeldenit, miku i tij ka pohuar se i pandehuri disa herë e kishte lutur që ta marrë fajin mbi vete, përndryshe do të dëbohej nga Zvicra. Prokuroria e akuzonte për deklaratë të rremë dhe vozitje pa leje përkatëse të veturës, shkruan “Tagblatt”, përcjell Albinfo.ch.
Prokuroria gjithashtu e ka akuzuar për vozitje të një automjeti pa lëndë djegëse, që sipas Gjykatës federale përbën rrezik abstrakt në komunikacion. Prokurorja ka kërkuar dënim të pakushtëzuar prej 23 muajsh burg.
Pas intervenimit të palës mbrojtëse, Gjykata e ka liruar nga akuza “deklarata të rreme” shtetasin nga Maqedonia, por e ka dënuar për akuzat e tjera, pasi ka qenë e bindur se ai personalisht e ka drejtuar veturën.
Me këtë rast, ai dënohet me 20 muaj burg të pakushtëzuar. Për vozitje me pak benzinë në rezervuar, i është shqiptuar gjobë prej 200 frangash.
E-Diaspora
-
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun Në Corpataux-Magnedens, familjarë, miq dhe artdashës mblidhen për të nderuar një personalitet që jetoi mes pikturës,... -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live
Jeta në Zvicër
-
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës Kushdo që viziton një stacion urgjence duhet të paguajë një tarifë prej 50 frangash. Në kantonin... -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027 -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish











