Kosova
Për shtatë muaj, qytetarët e Kosovës janë në kredi deri në 228 milionë euro
Asetet e bankave komerciale në Kosovë në fund të muajit korrik 2024 kanë arritur vlerën në 7.66 miliardë euro, duke shënuar rritje për 0.85% krahasuar me muajin paraprak, kryesisht për shkak të rritjes së kredive bruto, të cilat në fund të muajit korrik kanë arritur vlerën në 5.39 miliardë euro. Krahasuar me muajin paraprak, kreditë bruto në korrik 2024 janë rritur për 47.89 milionë euro, ose 0.90%.
Vlera e kredive të reja në muajin korrik 2024 ishte 228.8 milionë euro.
Norma mesatare e interesit në kredi në muajin korrik 2024 ishte 6.17% (në qershor ishte 6.12%).
“Depozitat e klientëve në korrik 2024 kanë arritur vlerën prej 6.26 miliardë euro, duke shënuar rritje për 120.79 milionë euro, ose 1.97% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 28.30% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.28% të gjithsej vlerës së depozitave”, njofton Banka Qendrore e Kosovës.
Vlera e depozitave të reja në muajin korrik 2024 ishte 164.4 milionë euro.
Norma mesatare e interesit në depozita në muajin korrik 2024 ishte 3.04% (në qershor 2024 ishte 2.89%).
Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin korrik 2024 ishte 3.12% (nga 3.23% sa ishte në qershor).
Raporti kredi-depozita në muajin korrik 2024 ishte në nivelin 86.24%.
“Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit korrik 2024 arriti vlerën në 906.39 milionë euro. Provizionet për kredi u rriten për 0.18 milionë euro, apo 0.12% krahasuar me muajin paraprak, duke arritur vlerën 144.01 milionë euro”, njofton BQK.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












