Kosova
Për të “argumentuar” pushtimin e Ukrainës, Putini sërish përmend rastin e Kosovës
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot është takuar me stafin e lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, takim në të cilin ka thënë se liderët në Perëndim po përpiqeshin të gjenin “një lloj baze ligjore” për ngrirjen e aseteve ruse, mirëpo “pavarësisht gjithë mashtrimit, vjedhja është sigurisht vjedhje dhe nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”.
Putini ka thënë se Rusia po shtyhet drejt “pikës pa kthim” të një Lufte të Tretë Botërore bërthamore, transmeton albinfo.ch.
“Egoizmi dhe arroganca e shteteve perëndimore çoi në gjendjen aktuale jashtëzakonisht të rrezikshme të ngjarjeve. I jemi afruar në mënyrë të papranueshme pikës pa kthim. Thirrjet për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë, e cila zotëron arsenalet më të mëdha bërthamore, demonstrojnë aventurizmin ekstrem të politikanëve perëndimorë. Ata ose nuk e kuptojnë shkallën e kërcënimit që po krijojnë ose thjesht janë të fiksuar pas besimit të tyre në pandëshkueshmërinë dhe përjashtimin e tyre. Secila prej tyre mund të çojë në tragjedi”, ka thënë ai, raporton MirageNews.
Tutje, raportohet se me këtë fjalim, Putini ka paraqitur pamje selektive të informacionit për të argumentuar rastin e Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë teksa ka përmendur sërish Kosovën për të arsyetuar veprimet e tij.
“Në këtë kontekst, ju kujtoj precedentin famëkeq të Kosovës. Është folur shumë herë më parë dhe tani do ta them sërish. Precedenti i krijuar nga vetë vendet perëndimore, duke e njohur ndarjen e Kosovës nga Serbia në vitin 2008 si legjitime në rrethana absolutisht të ngjashme. Më pas erdhi vendimi i njohur i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila më 22 korrik 2010, bazuar në nenin 1, paragrafin 2 të Kartës së OKB-së, vendosi dhe citoj: ‘Asnjë ndalim i përgjithshëm kundër deklaratave të njëanshme të pavarësisë nuk mund të nxirret nga praktika e Këshillit të Sigurimit’. Dhe citati tjetër: ‘E drejta e përgjithshme ndërkombëtare nuk përmban asnjë ndalim të zbatueshëm për deklaratat e pavarësisë’. Për më tepër, aty shkruhej se pjesët e një vendi, çdo vendi, që kanë vendosur të shpallin pavarësinë e tyre nuk duhet të kërkojnë leje nga autoritetet qendrore të shtetit të tyre të mëparshëm. Gjithçka është shkruar aty, të gjitha të shkruara nga dora e tyre, e zeza në të bardhë”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër












