Shqipëria
Për të vizituar, tetë shtete “ngrohtë” dhe me “pak turistë”; mes tyre edhe Shqipëria
Në Spanjë, Kroaci, Greqi ose Monako - vizita në këto kohë nuk të ofron vetëm temperatura të ngrohta, por edhe pak turistë.
Shqipëria është përfshirë në një listë me tetë vende për t’u vizituar për fillimin e pranverës 2018 nga prestigjiozja austriake “Der Standard”.
“Për shumë pushues Shqipëria është akoma vend i panjohur. Shqipëria është plot me vende magjike, që nga bregdeti i gjatë rreth 300 kilometra deri te alpet që mund t’ju ofrojnë një pushim perfekt. Që nga fillimi i pranverës atje rriten temperaturat për ngjitje dhe për ecejake kulturore. Lindja e vendit duket sikur është krijuar vetëm për ngjitje,” shkruan mes tjerash “Der Standard”, duke ftuar për t’u vizituar edhe kryeqyteti Tirana.
Krahas Shqipërisë prestigjiozja austriake nxit lexuesit e saj për lundrim në Mesdhe, bregdetin Lykia në Turqi, Monako, Majorka, Greqia, Kroacia, Maroko, El Gouna në Egjipt.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026











