Shqipëria
Për të votuar mërgimtarët, duhet të ndryshohet Kushtetuta
Por, votimi i emigrantëve mbart me vete një sërë problematikash, zgjidhja e të cilave nuk është e thjeshtë
Vota e emigrantëve do të kërkojë sërish që maxhoranca dhe opozita të bashkojnë votat për të mundësuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që do të duhen për të bërë realitet atë që të gjithë e kanë premtuar prej thuajse 20 vitesh.
Ministri për Diasporën i Shqipërisë, Pandeli Majko shprehet se në qarqet e maxhorancës është diskutuar nevoja për ndërhyrjen në Kushtetutën shqiptare.
“Ajo qe unë kam frikë është në duhet të prekim Kushtetutën. Pasi një nga sistemet apo modeli i përshtatshëm për pjesëmarrjen e diasporës do të kërkojë ndryshimin e formulës së zgjedhjes së deputetëve. Për fat të keq jemi treguar shumë detajistë për sa i përket Kodit Zgjedhor në ndryshimet kushtetuese të 2009 për shkak të mosbesimit që kishin palët”, është shprehur ministri Majko.
Por, votimi i emigrantëve mbart me vete një sërë problematikash, zgjidhja e të cilave nuk është e thjeshtë, përcjell albinfo.ch.
“Një nga shanset që kemi dhe që mund të kryhet pa shpenzime. Të gjithë shtetasve shqiptarë tani ju plotësohet 10-vjeçari i përdorimit të dokumenteve të identifikimit. Do të thotë të gjithë duke filluar nga Presidenti i Republikës duhet të ribëjnë pasaportat. Është momenti kur të specifikohet dhe adresa dhe të vendoset ajo permanente jashtë shtetit, jo adresa që kanë patur kur jetonin në Shqipëri”, ka shtuar tutje Majko.
Në korrik të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë, miratoi rezolutën e parë për diasporën me votat e shumicës parlamentare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














