Kosova
Për tri vjet, mbi 105 mijë të larguar nga Kosova
Nga 2021-ta deri në 2023-tën mbi 105 mijë të larguar nga Kosova
Duket se problemeve esenciale për qytetarët, të cilat e kanë rënduar jetën e tyre tash një kohë të gjatë I është shtuar edhe migrimi, që sipas statistikave zyrtare, për tri vjet radhazi, nga 2021-ta deri në vitin 2023, e ka zbrazur Kosovën për rreth 105 mijë vetë, përcjell albinfo.ch.
“Brenda tre vjetësh, nga fillimi i vitit 2021 e deri në fund të 2023-tës, nga Kosova janë larguar mbi 105 mijë qytetarë. Në vitin 2021 janë larguar mbi 42 mijë qytetarë, mbi 41 mijë në vitin 2022 dhe 21.244 në vitin 2023. Të dhënat për numrin e qytetarëve të Kosovës që janë larguar nga vendi gjatë vitit 2024, do të publikohen gjatë muajit qershor të këtij viti.”
Tkurrjen e popullësisë, Vebi Mujku nga Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale, e cilëson alarm, edhe për faktin se ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, social e shëndetësor të vendit.
“…numri i personave që largohen është shumë i madh. Nëse e shohim regjistrimin e fundit të popullësisë, Kosovës i mungojnë rreth 350 mijë banorë. Kjo është një shifër alarmante për një periudhë kaq të shkurtër kohore. Kjo ndikon drejt për drejt në tkurrjen e popullësisë. Për 5 vite Kosova është në plakje. Kjo ndikon në zhvillim ekonomik, social dhe shëndetësor…”, tha Mujku
Janë shumë arsye që detyrojnë qytetarët ta lënë atdheun për një jetë më të mirë, thotë ekonomisti, Alban Hashani, i cili thekson tregun e punës dhe ngecjet në në sistemin shëndetësor dhe në fushën e arsimit, ku është konstatuar rënie e cilësisë.“…ndikimi është shumë i madh. Kjo është evidentuar edhe në regjistrimin e fundit të popullësisë. Pjesërisht kjo i atribuohet emigrimit. Prej vitit 2015 kur Gjermania vecse e bëri më të lirë që njerëzit të marrin leje pune. Përveç tregut të punës, njerëzit largohen edhe për sistemin shëndetësor, cilësinë e arsimit e të tjera…”,deklaroi Hashani për rtv21
Një vend i vogël si Kosova ka shënuar rekord të ikjes së qytetarëve drejt perëndimit, në vitet 2014, 2015 dhe 2021. Në këtë dyndje të popullësisë, duhet potencuar sidomos vitin 2015, kur patën migruar mbi 74 mijë qytetarë.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












