Lajme
Gjykohet policja që plagosi kosovarin, thotë se ishte në vetëmbrojtje
Nga plumbat e polices ai ka pësuar lëndime të rënda në krahun e majtë dhe që atëherë dora e tij është pjesërisht e paralizuar
Një police kantonale po përgjigjet para Gjykatës së Lartë (kantonale) të Cyrihut për tentimvrasje të kryer me dashje.
Ishte një mbrëmje me shi dhe e zymtë e majit të vitit 2016, transmeton albinfo.ch. Një police kantonale në Ossingen të regjionit Zürcher Weinland kishte qëlluar tri herë përmes dritares së hapur të shoferit, mbi një burrë të ulur në makinën e tij.
Policja kishte vepruar kështu, me mendimin se ai ishte hajduti që ishte në kërkim, për çfarë e kishte njoftuar një banor i zonës.
Siç doli më vonë, i qëlluari me armë kishte qenë me të vërtetë hajduti i kërkuar, një shtetas kosovar, i cili më pas është dëbuar në Kosovë.
Nga plumbat e polices ai ka pësuar lëndime të rënda në krahun e majtë dhe që atëherë dora e tij është pjesërisht e paralizuar, shkruan Tages Anzeiger.
Prokurori e ka akuzuar policen tashmë 36-vjeçare për tentimvrasje me dashje dhe ka kërkuar një dënim me burgim prej tre vitesh, nga të cilat ajo duhet të vuajë një vit burg efektiv.
E akuzuara u lirua nga kjo akuzë nga Gjykata e Qarkut në Andelfingen në shtator 2020, por u dënua me gjobë me kusht për dëmtim të rëndë trupor nga pakujdesia, përcjell albinfo.ch. Policja kishte pretenduar se kishte vepruar në vetëmbrojtje.
Ajo ka thënë se hajduti po nxirrte një armë kur ajo i kishte kërkuar të dilte jashtë. Për këtë arsye, avokati i saj ka kërkuar lirim për klienten e vet.
Për gjykatën e përmendur të qarkut, të shtënat e shkrepura nga policja ishin reagim i tepruar. Gjykata i ka besuar shpjegimit të saj se ajo ndihej e kërcënuar, por ka konstatuar se ajo kishte shkelur parimin që e detyronte si police të tregonte kujdesin e duhur në atë rast.
Edhe prokuroria publike edhe mbrojtja e kanë shtyrë aktgjykimin më tej dhe kështu çështja ka arritur të martën në Gjykatën e Lartë të Cyrihut.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














