Shqipëria
Përdorimi i Inteligjencës Artificiale nga mësuesit: Shqipëria, e para në Evropë
Në Evropë, pas Shqipërisë, mësuesit në Maltë (46%), në Çeki (45.8%), Rumani (45.8%) dhe Poloni (45.1%) shfaqin përdorim të lartë të IA në shkolla
Inteligjenca Artificiale, përveçse është një nga zhvillimet më të fundit të teknologjisë, është bërë edhe shumë e përdorshme.
Pothuajse në shumë kompani ku ka gjetur përdorim, nuk ka shpëtuar as arsimi pa u bërë pjesë e këtij ndryshimi. Inteligjenca artificiale në këtë fushë gjen përdorim të ndryshëm, si nga studentët që mund ta përdorin për detyrat e shtëpisë, esetë, kërkime dhe projekte, mund të përdoret edhe për mësuesit.
Sipas Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënies (TALIS) të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), përdorimi i inteligjencës artificiale nga mësuesit ndryshon ndjeshëm në të gjithë Evropën që nga viti 2024.
Në këtë kërkim është matur niveli i përdorimit të IA në 32 vende për shkollat e mesme të ulëta. Shqipëria kryeson rajonin dhe Evropën në përdorimin e inteligjencës artificiale nga mësuesit ku 53.2% e tyre e kishin përdor qoftë edhe një herë, ndërkohë Franca paraqitet e fundit në këtë drejtim, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Ajo që bie në sy nga statistikat është se vendet e Evropës Perëndimore, në përgjithësi, kanë një përqindje më të ulët përdorimi sesa vendet e Evropës Lindore.
Mirëpo, si ndryshon përdorimi I inteligjencës artificiale sipas shteteve? Nëse flasim për rajonin, pas Shqipërisë renditen Kosova dhe Maqedonia e Veriut, duke qenë edhe në 10 vendet e para të listës, ku sipas studimit rreth 43% e mësuesve në Kosovë dhe 42% në Maqedoninë e Veriut e përdorin IA-në. Ndërkohë, Serbia dhe Mali i Zi paraqesin përqindje më të ulëta, duke u renditur në fund të rajonit dhe Evropës.
Nga ana tjetër, mesatarja është 32 %në Bashkimin Evropian (BE-22), ndërsa në OECD (27 vende) është 36%.
Në Evropë, pas Shqipërisë, mësuesit në Maltë (46%), në Çeki (45.8%), Rumani (45.8%) dhe Poloni (45.1%) shfaqin përdorim të lartë të IA në shkolla.
Ndërkohë, shtetet ku mësuesit e përdorin më pak janë: Bullgaria, Hungaria, rajoni francez i Belgjikës, Turqia, Italia, Finlanda, Mali i Zi dhe Sllovakia.
Për çfarë e përdorin mësuesit IA-në?
Nga mësuesit që përdorën IA-në, mesatarisht në Bashkimin Evropian (BE-22), pothuajse dy të tretat (65%) thonë se e përdorin atë për të mësuar dhe përmbledhur në mënyrë efikase një temë, dhe 64 % e përdorin IA-në për të gjeneruar plane mësimore ose aktivitete. Dy përqindjet më të larta tregojnë se IA përdoret kryesisht për përgatitjen e vetë mësuesve.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? Nëse votuesit zviceranë do të mbështesnin propozimin e krahut të djathtë për të frenuar numrin e... -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar













