Autotech
Përdoruesit e iPhonet ankohen për probleme me tastierë në sistemin e ri
Disa përdorues të iPhonet kanë përdorur rrjetet sociale për të treguar se sistemi i ri operativ iOS ka pasur probleme me shkronjën “i”, që përmes auto-korrektit po kthehet në “A” apo në “?”.
Fjala është për sistemin iOS 11.1 që është në dispozicion për iPhone dhe iPAd.
“Kam një telefon 1150 dollarë që nuk mund të lexojë shkronjën ‘i’”, ka shkruar Mike Murphy, një gazetar i “Quartz” në Twitter.
Apple ka njoftuar se ka gjetur një rregullim të përkohshëm për këtë problem. Për ta rregulluar, duhet edituar ‘settings’ të tastierës në iOS, transmeton Albinfo.ch.
Kompania ka premtuar se do të rregullojë problemin në përditësimin e arhdshëm.
Me këtë problem janë prekur jo të gjithë përdoruesit e iOS 11.1.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve Një rrjet i gjerë mikro-robotësh me inteligjencë artificiale mund të vendoset së shpejti në qytetet zvicerane,... -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore













