Kosova
Përfaqësues të LAPSH «Naim Frashëri» u pritën nga përfaqësues të MPJD-së
Përfaqësuesit e MPJD-së shprehën mirënjohjen për punën e vazhdueshme që po bëjnë mësueset e mësuesit e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër
Më 19.07.21 në Prishtinë u zhvillua një takim pune, në të cilën morën pjesë përfaqësues të LAPSH «Naim Frashëri» nga Zvicra, z. Nexhat Maloku, kryetar, z. Merita Azemi, sekretare, z. Gafur Asani, arkëtar dhe mësuesja Nexhmije Mehmetaj, të cilët u pritën nga përfaqësuesit e MPJD, z. Maliqe Hashani, z. Ymer Avdiu, z. Muhamt Idrizi, z. Barbana Sekiraça-Dobra dhe z. Anel Bajra.
Në këtë takim pune u diskutuan çështje të ndryshme që kishin të bëjnë me përfundimin e vitit shkollor, përgatitjet për vitin e ardhshëm shkollor si dhe aspekte të institucionalizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.
Përfaqësuesit e LAPSH-së paraqitën punën e bërë gjatë kësaj periudhe të vështirë shkaku i pandemisë si dhe shtruan kërkesat për një organizim institucional të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.
Përfaqësuesit e MPJD-së shprehën mirënjohjen për punën e vazhdueshme që po bëjnë mësueset e mësuesit e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër dhe shprehën përkushtimin e MPJD-së për të mbështetur këtë çështje shumë të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Zvicër.
Takimi u mbyll me zotimin për intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen për një organizim më të suksesshëm të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














