Kosova
Përfaqësuesi i Shqipërisë në OKB ndërpret ambasadorin rus teksa fliste për Kosovën
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, sërish ka folur për Kosovën gjatë diskutimeve për Ukrainën në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Por ai ka marrë përgjigje nga ambasadori i Shqipërisë në këtë institucion, Ferit Hoxha, që i ka thënë zyrtarit rus se Kosova i është bërë obsesion.
Gjatë fjalës së tij në OKB, Lavrov tha ndër të tjera se institucionet në Prishtinë, duke nënkuptuar për autoritetet e Republikës, nuk mund të përfaqësojnë interesat e serbëve që jetojnë në Kosovë, njëjtë si Kievi nuk mund të përfaqësojë rusët në Donbas e Krime.
“Prishtina nuk mund të pretendojë se përfaqëson interesat e serbëve të Kosovës të cilëve iu premtua autonomia nga Bashkimi Evropian, ashtu si Berlini dhe Parisi premtuan status të veçantë për Donbasin, rezultatet e këtyre premtimeve janë të njohura, këtë e deklaroi me elokuencë Sekretari ynë i Përgjithshëm gjatë samitit të dytë për demokracinë më 29 mars”, deklaroi Lavrov, transmeton alsat përcjell albinfo.ch.
Mirëpo, ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, u shpreh se Rusia nuk mund të përmend Kosovën, shtet që njihet më shumë se gjysma e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, për të justifikuar veprimet e tyre.
Sipas Hoxhës, drejtësia ndërkombëtare e ka konfirmuar se pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe kjo çështje është e mbyllur.
“Në veçanti, është bërë një obsesion rus t’i referohet Republikës së Kosovës, një vend i njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, për të justifikuar veprimet e saj të paligjshme në Gjeorgji në vitin 2008, në Ukrainë që nga viti 2014, gjë që siç e dimë të gjithë po vazhdon deri në këto momente”
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur se pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, e njëjta GJND ka kërkuar që Rusia të ndalojë luftën e saj, prandaj nuk ka asgjë që tingëllon më e zbrazët sesa përpjekja e dëshpëruar për të justifikuar të pajustifikueshmen, dhe përpjekja e saj për t’u fshehur pas të papranueshmes”, deklaroi Hoxha.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori











