Kosova
Përfaqësuesja e Kosovës është ngritur për dy pozita në ranglistën e përditësuar të FIFA-s
Përfaqësuesja e Kosovës në futbollit është ngritur për dy pozita në ranglistën e përditësuar të FIFA-s të enjten, përcjell albinfo.ch.
Gjatë muajit shtator, Kosova luajti dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve – duke regjistruar një fitore dhe një humbje. U mposht nga Rumania në “Fadil Vokrri” 3:0, por fitoi ndaj Qipros në udhëtim 4:0.
Tash Kosova renditet në vendin e 104-t me 1205 pikë.
Ndërkohë, Shqipëria ka humbur një pozitë. “Kuqezinjtë” renditen në vendin e 67-të, me 1375 pikë.
Skuadra e drejtuar nga Sylvinho në dy ndeshjet e shtatorit arriti një fitore e një humbje. Fitoi ndaj Ukrainës, por humbi nga Gjeorgjia.
Top-dhjetëshja nuk ka ndryshuar. Argjentina vazhdon të kryesojë, ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud














