Lajme
Përfitimi i parë nga hyrja në BE, zbriten çmimet e telefonit!
Me hyrjen në BE, çmimet e roamingut për telefonët mobilë kanë pësuar rënie të ndjeshme njoftojnë mediet nga Zagrebi.
Rezultati i parë, i prekshëm që ka prodhuar pranimi i Kroacisë në Bashkimin Evropian ka qenë të hënën telefonimi me çmim më të lirë se më parë. Përmes aplikimit të kritereve përkatëse të vlefshme në BE, çmimet e roamingut për telefonët mobilë kanë pësuar rënie të ndjeshme njoftojnë mediet nga Zagrebi.
Presidenti i Parlamentit Evropian, Marin Sculz dhe presidenti i komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso kanë hapur në kryeqytetin e Kroacisë “Shtëpinë Evropiane”. Në këtë ndërtesë në të ardhmen do të vendosen zyrat e Parlamentit Evropian dhe të Komisionit të BE-së.
Në mëngjesin e të mërkurës, ministri i financave i Kroacisë Slavko Linic në Bregana, vendkalim kufitar me Slloveninë, ka hequr shenjat e vjetra të doganës . një orkestër e doganierëve ka intonuar me atë rast himnin e Evropës duke nderuar ngritjen e flamurit evropian, shkruan agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Pllakat që shënojnë pikat doganore janë çmontuar edhe në kufirin me Hungarinë, shtet ky po ashtu anëtar i BE-së.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











