Integrimi
Përfitonte pension invalidor dhe punonte ‘bodyguard’ në disko, dënohet me burgim
Në kohën kur Zvicra përgatitet të votojë në referendumin mbi survejimin e personave të dyshuar për keqpërdorim, një përkrahja e madhe vjen nga vendimi i Gjykatës zvicerane, që ka rikonfirmuar dënimin e një shqiptar.
Referendumi i 25 nëntorit konkretisht bën fjalë për vëzhgimin e fshehtë në shtëpitë e disa përfituesve të pensionit invalidor, por që në fakt shteti ka dyshime se ai shtiret si i tillë vetëm për të mos punuar dhe fituar shuma të majme, shkruan bazonline.ch. Një shembull është 47-vjeçari kosovar, i cili kishte përfituar për rreth dhjetë vjet pa të drejtë pensionin invalidor – ose më konkretisht – i ka sjellë 420 mijë franga dëme buxhetit zviceran.
Rezyme e ngjarjes
Burri nga Kosova pësoi aksident në 2000 në Zürich-Altstetten. Më pas ai u ankua për dhimbje koke dhe shpine, nervozitet dhe agresivitet. Gjendja e tij shëndetësore sa vinte e përkeqësohej, dhe siç kishte potencuar gruaja e tij përpara mjekëve, burri i saj ishte izoluar tërësisht dhe përkujdesej sikur të ishte një fëmijë, përcjell albinfo.ch. Burri u shpall 100 për qind i paaftë për punë dhe fitoi pensionin. Përveç kësaj, dy komunat e tij rezidenciale i paguan atij shërbime shtesë në aglomeratin e Cyrihut.
Akuzat filluan nga 2008
Në tetor 2008 një person anonim është paraqitur në Zyrën për përfitimin e pensionit invalidor dhe ka treguar se burri nga Kosova prej pesë vjetësh punonte në të “zezë” si bodyguard/roje në një diskotekë. Zyra invalidore vendosi një detektiv privat për të vëzhguar privatisht 47-vjeçarin. Aty u zbulua se ai shkonte rregullisht në pushime në Kosovë, voziste vetura luksoze, kishte vizituar rivieren egjiptiane dhe turke, kurse në vendlindje kishte ndihmuar një të afërm për të ndërtuar një shtëpi, përcjell albinfo.ch.
Përfituese e ndihmave kishte qenë edhe bashkëshortja e tij, që përkundër kësaj, punonte si frizere. Së bashku, edhe pse përfitues të ndihmave invalidore, ata vozisnin X5.
Për t’u shpallur i pafajshëm, shqiptari theksoi se momentalisht trajtohet te 13 mjekë dhe se pi 13 tableta në ditë. Avokati i tij gjithashtu e mbron, duke thënë se ‘ai është tërësisht i paaftë për punë’.
Por, pasi Prokuroria kërkoi 41 muaj heqje lirie, Gjykata Rajonale e Zvicrës e dënoi në dhjetor 2016 për shkak të mashtrimeve me 36 muaj heqje lirie – prej të cilave 12 duhet me patjetër. Shqiptari e dërgoi çështjen deri te Gjykata e Lartë, e cila u zhvillua të enjten. Kjo përkundër çështjes tepër të vjetër – prej përpara më shumë dhjetë vjetësh.
Gjykata është e bindur se 47-vjeçari ka qenë tërësisht i shëndetshëm, duke keqpërdorur fondin invalidor. Gjykatësi pranoi se ai nuk ka qenë njëqindërqind i aftë për punë, por ai është shtirë më tepër se çduhet. Dhe, në fund, gjykatat zvicerane u shpreh ndaj shqiptarit: “Me veprimin tuaj, keni mundësuar reklamën më të mirë për referendumin e 25 nëntorit.”
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













