Shkurt.ch
Përfundimtare: Humbje e qartë e dy iniciativave dhe fitore e qartë e të tretës
Kundër iniciativës për “Ekonominë e Gjelbër” kanë votuar 63.6% të zviceranëve që kanë dhënë sot votën e tyre . Ngjashëm, ose 59.4% kanë votuar kundër iniciativës tjetër të majtë AHVplus, ndërkohë që 65.5% të kenë votuar për ligjin e ri mbi Shërbimin Informativ
Ashtu siç thoshin prognozat, dy iniciativat e lancuara nga e majta, iniciativa “AHV plus” dhe ajo “Për një ekonomi të gjelbër” kanë pësuar humbje të theksuar në votimet që u mbajtën sot në Zvicër. Njësoj janë përmbushur edhe parashikimet për fitoren e iniciativës për shërbimin informativ.
Tashmë nuk flitet për trende por për rezultate përfundimtare
Kështu, kundër iniciativës për “Ekonominë e Gjelbër” kanë votuar 63.6% të zviceranëve që kanë dhënë sot votën e tyre, shkruan albinfo.ch. Ngjashëm, ose 59.4% kanë votuar kundër iniciativës tjetër të majtë AHVplus, ndërkohë që 65.5% të kenë votuar për ligjin e ri mbi Shërbimin Informativ, i cili i jep këtij shërbimi (NDB) më tepër kompetenca në përgjim.
Sikurse në shumicën e votimeve dhe referendumeve në nivel vendi, edhe në rezultatet e sotme vihet re e ashtuquajtura “Vija e Röstit”, e cila bën dallimin në mes të kantoneve gjermanishtfolëse dhe atyre frankofone. Kështu, ndonëse i vetmi kanton që ka votuar Iniciativën “e gjelbër” është Kantoni i Gjenevës, edhe në kantonet tjerë frankofone është regjistruar tendencë më e lartë e votimit pro në krahasim me kantonet gjermane ku iniciativa e përmendur ka pasur humbje të thellë.
Dallimi mbase më i madh është te “AHVplus”. Në favor të kësaj iniciative kanë votuar kantonet “e pastra” frankofone: Gjeneva, Vaudi, Jura dhe Neuchateli si dhe ai italishtfolës, Ticino, në një kohë që kantonet gjermane pa përjashtim kanë votuar kundër, bën të ditur albinfo.ch Vetëm kanton-qyteti Baselstadt, tradicionalisht i njohur si më liberal, me 49.2% i është afruar trendit “frankofon”.
Të pajtuar me humbjen, përfaqësues të SP/PS thonë për media se në të ardhmen duhet të shikojnë më në hollësi për të gjetur rrugë të reja për sensibilizimin e votuesit në favor të iniciativave të majta.
Nga ana tjetër votimi kaq i madh në favor të përforcimit të kompetencave të Shërbimit Informativ shpjegohet me frikën e pranishme në popull nga terrorizmi, sidomos ai islamik. Në favor të kësaj iniciative kanë votuar të gjitha kantonet, pa asnjë përjashtim.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit














